Breaking News

Irani dhe zhvillimet në Gjirin Persik, tema e takimit të ministrave të jashtëm të BE

Ministrat e jashtëm të BE në takimin e tyre në Bruksel do të diskutojnë për Iranin dhe zhvillimet në rajonin e Gjirit Persik.

Irani dhe zhvillimet në Gjirin Persik, do të jenë një prej temave të cilat do të diskutohen në takimin e ministrave të jashtëm të BE, njofton agjencia Mehr e lajmeve. Përveç kësaj në këtë takim do të analizohet edhe sulmi i Turqisë ndaj Sirisë dhe situata e brendshme në Afganistan, Sudan dhe Venezuelë. Takimi i së hënës i ministrave të jashtëm të BE është takimi i parë pas shpalljes së hapit të katërt të Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.