Breaking News

Tërmet 5.9 ballë të shkallës Rihter në Iran

Një tërmet 5.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur zonat veriperëndimore të Iranit në orën 02:17.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 8 km në brendësi të tokës. Instituti gjeofizik I universitetit të Teheranit, bëri të ditur se qendra e tërmetit ishte fshati Tark pjesë e qytetit Miane në provincën Azerbajxhani lindor në veriperëndim të Iranit. Tërmeti është ndjerë edhe në provincat Azerbajxhani perëndimor, Ardebil, Gilan dhe Alborz. Vahid Shadinia zëdhënës i urgjencës në Azerbajxhanin perëndimor ka bërë të ditur se në vendin e prekur nga tërmeti janë dërguar 8 ekipe të ndihmës së shpejtë dhe shtoi se deri tani nuk ka të dhëna për dëmet materiale dhe në njerëz. Gatishmëri për të të dërguar ekipe të ndihmës së shpejtë ka shprehur edhe instituti kombëtar I emergjencave.