Breaking News

Gjermania synon largimin e trupave amerikane nga ky vend

Nga frika e luftës me Rusinë, Gjermania po mendon tërheqjen e rreth 35,000 trupave amerikane nga territori i saj.

Partia gjermane në koalicionin qeveritar nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel, pretendoi se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për luftërat e paligjshme në botë dhe se prania e forcave amerikane në territorin gjerman ishte një shkelje e teorisë së paqes e parashikuar në ligjin gjerman. “Më shumë se 35,000 trupa amerikane janë të stacionuara në Gjermani, më shumë se në çdo vend tjetër evropian,” thuhet në deklaratë. Partia theksoi gjithashtu faktin që Shtetet e Bashkuara kishin armë bërthamore dhe se përshkallëzimi i pritshëm me Rusinë pa dyshim që do ta vendosë popullin gjerman në ballin e një Lufte të 3-të Botërore, do apo s’do ky popull. Duket se për të parandaluar luftën në tokën gjermane, diplomacia gjermane preferon të qetësojë Rusinë duke larguar forcat amerikane nga territori i saj.