Breaking News

Bolton nuk pranon të dëshmojë kundër presidentit Trump

Ish këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë nuk ka pranuar të paraqitet në komitetin hetimor të Kongresit për të dëshmuar në hetimet mbi procesin e shkarkimit të Donald Trump.

Bolton, i cili është edhe avokat i presidentit Trump, ka kërcënuar se në rast atij i dërgohet një thirrje për tu paraqitur dhe për të dëshmuar kundër klientit të tij, do të hedhë në gjyq kongresin. Komiteti për marrëdhëniet me jashtë, i informacioneve, monitorimit dhe reformave në Kongres ka thirrur ish këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së bardhë për të dhënë dëshmi në dosjen e hetimit për shkarkimin e Donald Trump. Këto tre komitete i kanë kërkuar John Bolton të paraqitet për të dhënë dëshminë mbi skandalin e fundit Ukraine-gate. Dy diplomatë amerikanë të karrierës i thanë komisioneve që po hetojnë për procesin e shkarkimit të Presidentit se Donald Trumpi kishte një pikëpamje thellësisht negative për Ukrainën si një vend i korruptuar gjë që ndërlikoi përpjekjet diplomatike për të forcuar marrëdhëniet e Uashingtonit me Kievin dhe mbështetjen në luftën e këtij të fundit kundër separatistëve rusë në pjesën lindore të vendit. Administrata Trump në fillim të këtij viti thirri ambasadoren Yovanovitch nga Ukraina, disa muaj para se të përfundonte mandati i saj dhe e shkarkoi atë. Ajo i ka thënë komisioneve hetimore për shkarkimin e Presidentit se u pushua nga puna për shkak të “pretendimeve të pabaza dhe të rreme nga njerëzit me motive të dyshimta”.