Breaking News

Kamishli i rikthehet Asadit

Pas 7 vjetësh, forcat e ushtrisë siriane u vendosën në periferitë lindore të qytetit Kamishli në provincën Hasake, raporton kanali tv libanez Al-Mayadeen.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi se Forcat Demokratike Siriane ishin tërhequr nga zona kufitare në veri të Sirisë në një thellësi prej 30 km. Ndërkohë, ushtria siriane dërgoi përforcime të reja në veri-lindje të vendit. Sipas agjencisë zyrtare siriane SANA, një kolonë ushtarake e përbërë nga tanke dhe pajisje mbështetëse logjistike nga qyteti Raka hyri në qytetin Tal Tamar në provincën Hasake. Këto përforcime shkuan direkt në pozicionet e ushtrisë siriane në rajonin Um Harmala në veri-lindje të qytetit Abu Rasin dhe në disa fshatra të tjerë në këtë zonë, shton raporti. Të hënën, 4 nëntor, Ushtria Siriane forcoi praninë e saj në qytete dhe fshatra në rajonin midis Tal Tamar dhe Abu Rasin në periferinë juglindore të qytetit Ras al-Ain dhe në rrugën Darbasija-Ras al-Ain në verilindje të provincës Hasake.