Breaking News

Palmer: Marsi afat i arritshëm për Maqedoninë për hapjen e bisedimeve

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për “360 gradë”, tha se Maqedonisë së Veriut nuk iu tha “Jo” për BE, por thjesht nuk u arrit konsensusi.

“Nuk u tha “jo” për Maqedoninë e Veriut, nuk u refuzuan negociatat e pranimit, por thjesht nuk u arrit konsensusi. Atë që kanë bërë vendet anëtare të BE-së është se ata konsiderojnë këtë çështje si pjesë të një diskutimi më të gjerë të zgjerimit me synimin për të arritur marrëveshje këtë pranverë, ndoshta tashmë në maj. Ajo që ne duam të bëjmë është të punojmë me partnerët tanë evropianë për të inkurajuar një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa shpresojmë që marsi të jetë afati i arritshëm. Nuk do të doja të flisja nëse ky është një kërcënim për marrëveshjen e Prespës. Unë, duam të jemi të përqendruar në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe hapja e negociatave të pranimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Palmer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëveshjen e Prespës, domethënë komentoi qëndrimin e opozitës se nëse ata fitojnë një shumicë prej dy të tretave do të rishikojnë këtë marrëveshje.

“Ne mbështesim fuqimisht marrëveshjen e Prespës. Ne besojmë se zbatimi i plotë i tij do të kontribuojë në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe do të mbështesë prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, Greqisë, rajonit më i gjerë. Ne do të donim që kjo të ecë përpara … Ne e kuptojmë që po zhvillohet një fushatë politike, që politikanët do të bëjnë gjithçka që munden përpara qytetarëve. Nga një këndvështrim strategjik, ne besojmë se të gjithë të përfshirë do të kuptojnë rëndësinë e mbajtjes së një partneriteti të fortë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe ne do të punojmë me partnerët tanë në Shkup, pavarësisht se kush fiton procesin zgjedhor, në mbështetje të qëllimeve të SHBA-ve dhe të ardhmen evropiane Maqedonisë”, shtoi Palmer./Telegrafi/