Breaking News

Irani do të sulmojë interesat e SHBA aleatëve të tyre kudo në rast lufte

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se në rast të ndonjë agresioni kundër Republikës Islamike, forcat iraniane do të sulmojnë interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në çdo vend dhe në çdo territor.

Gjeneral brigade Abolfazl Shekarçi  i bëri deklaratat të dielën në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Fars News, duke theksuar se fuqia e Republikës Islamike të Iranit nuk është e kufizuar në kufijtë gjeografikë të Iranit dhe është e natyrës transrajonale. I pyetur në lidhje me reagimin e Iranit në rast të një agresioni nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, Shekarçi tha: “Çdo vend dhe çdo pikë territoriale që strehon interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre do të kërcënohej në rast agresioni kundër Iranit dhe Republika Islamike e Iranit e ka vërtetuar se është e aftë ta bëjë këtë. ” “Edhe nëse një vend nuk është i përfshirë direkt në një luftë të mundshme kundër Iranit, por territori i tij përdoret nga armiku, ne do ta konsideronim atë vend territor armiqësor dhe do ta trajtonim atë si një agresor,” vuri në dukje zyrtari i lartë ushtarak iranian.