Breaking News

Francë, stuhia lë pa energji elektrike 140,000 familje

Një valë e re shirash dhe erërash të forta si pasojë si pasojë e stuhisë “Ameli” kanë goditur Francën juglindore. 15 prefektura kanë aktivizuar deri tani alarmin portokalli.

Deti i trazuar, erëra me më shumë se 160 km/h shpejtësi, rrugë të zëna me pemë të rrëzuara. Kjo është panorama e krijuar nga “Ameli”, stuhia e parë e vjeshtës që ka goditur bregun e Atlantikut nga mëngjesi i së dielës pa shkaktuar viktima deri më tani, por që ka lënë pa energji elektrike 140 mijë shtëpi. Në mesditë shërbimet e shpëtimit kanë njoftuar për tre të plagosur lehtë si pasojë e rrëzimit të pemëve. Juglindja e Francës është goditur gjithashtu nga përmbytjet. Sipas Institutit Meterologjik Meteo France, erërat e forta me shpejtësi mbi 163 km/h janë regjistruar në  brigjet e Cap Fere  në jugperëndim, 146 km / h në Bel-il dhe 139 km/h në Ile-de-Re.Erërat kanë qenë të forta me shpejtësi 121 km/h dhe në qytetin Bordeaux.Shumë rrugë, kryesisht ato dytësore, janë bllokuar si pasojë e rënies së pemëve. Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe përmbytje ka sjellë anomali dhe në transportin hekurudhor të vendit duke shkaktuar anulimin e udhëtimit të disa trenave rajonalë.