Breaking News

Hezbollahu i Libanit dëbon dronin izraelit

Lëvizja e rezistencës së Libanit Hezbollah ka zmbrapsur një dron ndërhyrës izraelit afër qytetit jugor Nabatijeh, raportojnë mediat libaneze.

Kanali televiziv Al-Mayadeen dhe Agjensia e lajmeve Unews thanë se incidenti ndodhi të enjten, pasi Hezbollah qëlloi me një raketë dronin pa pilot që kishte shkelur hapësirën ajrore libaneze mbi rajonin Nabatijeh. Kanali televiziv al-Manar i Libanit tha që Hezbollah shënjestroi “me armë të përshtatshme” një dron izraelit mbi jugun e vendit  dhe e detyroi atë të largohej. Regjimi izraelit konfirmoi se një raketë anti-ajrore ishte hedhur nga territori i Libanit kundër një prej dronëve të tij, por droni pa pilot nuk ishte goditur. Zhvillimi vjen në mes të tensioneve të larta midis Hezbollahut dhe regjimit të Tel Avivit. Të mërkurën e kaluar, një dron izraelit pa pilot u rrëzua ndërsa po fluturonte mbi jugun e Libanit, dhe mediat libaneze raportuan se lëvizja e rezistencës së Hezbollahut e kishte rrëzuar atë.