Breaking News

Forum Maqedoni-Gjermani për perspektivat e zgjerimit të BE-së

Në Shkup sot do të mbahet Forumi i tretë Maqedoni-Gjermani me temë “Perspektivat e zgjerimit të Këshillit Evropian? Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe relacionin me Parlamentin Evropian”.

Në këtë forum, sipas organizatorëve do të kenë fjalim kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetarja e Asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane dhe ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Forumin do ta hapë ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni të Veriut, Thomas Gerberich.

Gjithashtu do të prezantohet “Dimensioni kuvendar në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”. Në forum do të bisedohet edhe për reformat e brendshme.