Breaking News

Amerika vendos sanksione të reja kundër Iranit

Departamenti i Shtetit i SHBA në kontekstin e intensifikimit të terrorizmit ekonomik ka njoftuar sanksione të reja kundër popullit iranian.

Departamenti Amerikan i Shtetit dje pasi ka miratuar pezullimin e ndëshkimit të bashkëpunimeve paqësore me Iranin ka vendosur sanksione kundër Iranit në fushën e ndërtimi dhe inxhinierisë, aktivitet bërthamore, ushtarake dhe raketave balistike. Amerika ka dështuar përballë kombit iranian i cili në kundërpërgjigje të politikës amerikane të presionit maksimal ka zgjedhur rezistencën maksimale përballë Uashingtonit. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimti të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore pritet të zbatohet më datë 6 nëntor të këtij viti.