Breaking News

Irani, Rusia dhe Turqia theksuan ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë

Ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në një deklaratë përmbyllëse të martën në mbledhjen e tyre në Gjenevë të Zvicrës, theksuan nevojën për të ruajtur sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin e Sirisë.

Takimi trepalësh i vendeve anëtare të procesit të Astanasë u mbajt të martën në Gjenevë, ku morën pjesë Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlud Çavushoglu. Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë pas takimit ranë dakord të riafirmojnë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin e Sirisë, duke rënë dakord që të vazhdojnë të punojnë së bashku deri në shkatërrimin përfundimtar të grupeve terroriste në Siri “. Zarif, Lavrov dhe Çavushoglu gjithashtu mirëpritën formimin e Komitetit Kushtetues Sirian, në të cilin ata vlerësuan përpjekjet e Geir Pedersen, përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB për Sirinë. Ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë përsëritën gjithashtu angazhimin e tyre për të çuar përpara zgjidhjen politike të krizës siriane bazuar në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të KB, duke deklaruar se kriza Siriane nuk ka zgjidhje ushtarake. Takimi i parë i Komitetit Kushtetues Sirian do të mbahet të mërkurën në Gjenevë, Zvicër. Ideja e formimit të Komitetit Kushtetues Sirian u diskutua së pari në takimin e Kongresit të Dialogut Kombëtar Sirian. Kongresi Kombëtar i Dialogut Sirian u mbajt në 29 dhe 30 Janar 2018 në Soçi të Rusisë. Marrëveshja për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Dialogut Sirian u arrit gjatë samitit të nëntorit 2017 të “vendeve garantuese të procesit të Astanasë” përkatësisht Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Bisedimet për Astana kanë filluar në Janar 2017 me iniciativën e Iranit dhe me bashkëpunimin e Rusisë dhe Turqisë që synojnë sjelljen e paqes në Siri. Irani, Turqia dhe Rusia, si garantues të procesit të Astanasë, po punojnë për të zgjidhur krizën siriane.