Breaking News

Dorëheqja e Saad Haririt dhe e ardhmja politike në Liban

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin prej dy javësh.

Hariri tha se Libani ka arritur në një pikë kritike dhe duhet bërë diçka për të ndalur krizën. Protestat nisën kundër planeve tashmë të anuluara për të taksuar telefonatat në Whatsapp, por u shndërruan në protesta kundër korrupsionit politik dhe krizës ekonomike. Libani ka një nga nivelet më të larta të borxhit në botë. Në një fjalim në televizion, Hariri tha se ai dhe qeveria e tij do të paraqisnin dorëheqjen para presidentit Mishel Aun. Demonstrimet kanë reflektuar ndasitë në shoqërinë libaneze dhe kanë çuar në një mbyllje 10 ditore të bankave, zyrave të tjera, shkollave dhe universiteteve. Më herët presidenti libanez u bëri thirrje të gjitha palëve të bashkëpunojnë për të zbatuar reformat për të tejkaluar krizën aktuale. “Rikuperimi i pasurive të grabitura, është një domosdoshmëri. Unë jam i pari që e avancova këtë plan. Kushdo që ka vjedhur diçka do të sillet para drejtësisë “. “Ne duhet të rishikojmë situatën aktuale të qeverisë libaneze. Qeveria nuk do të ndryshohet me mitingje në rrugë. Dialogu mbetet zgjidhja më e mirë dhe siguron zbatimin e reformave, “tha Mishel Aun. Al-Hariri në dekadën e fundit ka qenë kryeministër i Libanit për pesë vjet. Ai shërbeu si Kryeministër i Libanit nga 2009 deri në 2011 dhe më pas nga Dhjetori 2016. Zgjedhjet parlamentare në Liban u mbajtën në maj 2018 dhe Koalicioni i Rezistencës fitoi një shumicë absolute prej 68 vendeve. Në Liban, posti i kryeministrit u takon sunitëve dhe partia al-Mustaqbal megjithëse ai humbi pozitën e saj në parlamentin aktual, ajo për kabinetin e ri zgjodhi përsëri kryeministrin Saad al-Hariri. Formimi i kabinetit të Saad al-Hariri nisi në maj 2018 me urdhër të president Mishel Aun, por procesi i kabinetit kërkoi nëntë muaj pasi al-Hariri u përpoq t’i jepte të gjitha vendet ministrore sunitëve të rrjedhës  al-Mustaqbal dhe asnjë post për rrymat e tjera sunite. Tani ka dy pikëpamje për dorëheqjen e al-Hariri. Pikëpamja e parë është se gjatë protestave të fundit Saad al-Hariri dha dorëheqjen që në fillim për të formuar kabinetin e tij, por u përball me kundërshtimin nga rrymat e tjera, përfshirë Hezbollahun në Liban. Duke dhënë dorëheqjen e tij, al-Hariri u përpoq të bënte ndryshime në kabinetin e tij dhe të bënte atë që nuk mundi ta bënte prej majit 2018 deri në shkurt 2019. Kështu, dorëheqja e al-Hariri duket se kishte për qëllim përfitimin e favoreve nga rrymat e tjera politike dhe formimin e kabinetit të dëshiruar prej tij. Pikëpamja e dytë është se al-Hariri është i vetëdijshëm për ashpërsinë e kushteve aktuale për plotësimin e kërkesave popullore. Duke njoftuar se ishte i bllokuar,  ai dha dorëheqjen edhe një herë për të hequr përgjegjësinë e tij ndaj kërkesave publike. Presidenti libanez Michel Aoun tani ka dy rrugë përpara, ose duhet të pranojë dorëheqjen e Haririt ose ta kundërshtojë dorëheqjen e tij. Nëse dorëheqja e al-Hariri nuk pranohet, ai do të duhet të vazhdojë punën e tij përveçse nëse al-Hariri insiston të japë dorëheqjen. Nëse pajtohet dorëheqja, është e mundur që kabineti i Saad al-Hariri të mund të formohet përsëri, sepse kryeministri libanez duhet të jetë nga komuniteti suni dhe kreu i partisë al-Mustaqbal që mban vendin e parlamentit më të madh në mesin e sunitëve është po al-Hariri. Megjithatë, është e mundur që të emërohet një person tjetër për të formuar kabinetin e ardhshëm.