Breaking News

Ankaraja dënoi rezolutën anti-turke të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministria e Jashtme turke të mërkurën dënoi vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Turqia gjithashtu hodhi poshtë njohjen e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për vrasjen e armenëve nga qeveria osmane. Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA votoi të martën dy rezoluta anti-turke në përgjigje të pushtimit të veriut të Sirisë nga Turqia.  Dhoma e Përfaqësuesve të Sh.B.A-në fillim njohu si “gjenocid” masakrimin e armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915. Rezoluta u miratua me 305 vota për tre në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Sipas disa dokumenteve, afro një milion e gjysmë armenë u masakruan ng Turqi në fund të Perandorisë Osmane në vitin 1915. Turqia gjithnjë ka hedhur poshtë termin “gjenocid” për vrasjen e armenëve. Në raundin e dytë, Dhoma e Përfaqësuesve e SH.B.A.-së gjithashtu miratoi një rezolutë me 406 vota pro dhe 16 kundër, duke i bërë thirrje Presidentit Donald Trump të vendos sanksione ndaj Turqisë.