Breaking News

Zarif dënon mashtrimet e reja të Amerikës rreth terrorizmit ekonomik kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka kritikuar dhe dënuar mashtrimet e reja të Amerikës lidhur me terrorizmin e saj ekonomik kundër Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një cicërim në Twitter ka shkruar: Përkundër pretendimeve të Amerikës, masat e reja të saj do të shtojnë akoma më shumë terrorizmin ekonomik kundër popullit iranian. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit më herët ka shprehur iluzionin e tij se populli iranian nëse dëshiron të hajë bukë duhet të përkulet dhe gjunjëzohet përballë Amerikës dhe sot Departamenti Amerikan i Thesarit jo vetëm që ka sulmuar ushqimet por po sulmon edhe medikamentet, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Departamenti Amerikan i Thesarit dje me anë të një deklarate ka pretenduar se ka përpiluar një mekanizëm të ri për lehtësimin e eksporteve të lëndëve ushqimore dhe medikamente në Iran. Sipas këtij departamenti, mekanizmi ndihmon Bashkësinë Ndërkombëtare që të mundësojë shkëmbimet tregtare në mbështetje të popullit iranian pa pasur mundësi që investimi të bie në dorë të qeverisë iraniane. Mirëpo sipas shumë ekspertëve, mekanizmi i Transparencës për të cilin flet qeveria amerikane më shumë se sa të ndihmojë për të dërguar eksportin e mallrave ushqimore dhe medikamenteve në Iran, mundohet për të mbledhë informacione nga ana e qeverisë amerikane për të shtuar më pas sanksionet kundër Iranit.