Breaking News

Pse Izraeli nuk sulmon më në Siri?

Kohët e fundit, ushtarakët e lartë izraelit janë shprehur vazhdimisht se çdo sulm i ri izraelit kundër objektivave “iranianë” në Siri do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme një përgjigje”.

Siç shprehet eksperti ushtarak izraelit Amos Harel, “fuqia ushtarake në rritje e Iranit është një realitet. Një ekuacion i ri i forcës është në fuqi”. Kjo konfirmohet nga faktet: sulmet e fundit të Izraelit kundër objektivave të Rezistencës në Siri datojnë në 25 gusht, kur raketat izraelite synuan një objekt të Hezbollahut në jug të kryeqytetit Damask, duke pasur luksin që në të njëjtën ditë të sulmojë një zyrë mediatike të Hezbollahut në lagjen Zahijah ne jug të Bejrutit. Reagimi i Rezistencës nuk vonoi shumë, Hezbollah goditi një objektiv ushtarak në Izrael më 1 shtator pasuar shtatë ditë më vonë nga shkatërrimi i një droni izraelit në qiellin e Libanit. Ndërkohë, disa sulme spektakolare të dronëve të Rezistencës Palestineze mbi kolonitë sioniste i kujtuan Izraelit se koha e mosndëshkimit ka mbaruar. U desh që Aramco të sulmohej nga Ansarallah më 14 shtator, në mënyrë që regjimi i hutuar i Tel Avivit të mësonte se dronët dhe raketat e grupeve “proxi” të Iranit kërcënojnë me të vërtetë mbijetesën e tij, nëse ai kryen sulme ndaj pozicioneve të Boshtit të Rezistencës. Komandanti i bazës ajrore izraelite “Ramon”, e vendosur në zemër të qendrës administrative të Izraelit në Beersheva e ka kuptuar këtë realitet: Si “kujdestar i tempullit ajror Sionist”, pohimi i tij është shumë domethënës. Ai tha se këtë vit disa sulme “izraelite” në Lindjen e Mesme ishin organizuar si pjesë e asaj që ushtria izraelite e përshkroi si “luftë brenda luftës”. “Ne kemi menduar në fillim të këtij viti që numri i operacioneve ushtarake izraelite në të gjithë Lindjen e Mesme do të zvogëlohej, por realiteti diktoi të kundërtën … dhe megjithatë” aftësitë mbrojtëse në Liban e kanë vështirësuar që avionët izraelitë të fluturojnë në hapësirën ajrore të këtij vendi”. Për komandantin e Bazës Ajrore Ramon, që ndodhet në jug-perëndim të Beersheba, nga e cila janë nisur një numër i madh i misioneve ofensive të ushtrisë izraelite, është më mirë të pranohet  dështimi. “Qëllimi ynë kryesor është të shmangim luftën qoftë edhe me koston e dështimit operacional. Nëse hyjmë në luftë, kjo është sepse ka diçka të gabuar, sepse nuk është ajo që kemi planifikuar të bëjmë”, i tha ai gazetë Israel Hayom, duke pranuar se Izraeli nuk dëshiron luftë sepse nuk mundet ta përballojë. Komandanti vazhdon të flasë për mungesat e fuqisë efektive në bazën ajrore Ramon, veçanërisht që nga mbyllja e Bazës Ajrore Sde Dov në Tel Aviv, në mënyrë që të përgatisë lexuesin e tij për dështimet e ardhshme të Forcave Ajrore izraelite, nëse do të ndodhte një konflikt kundër Boshtit të Rezistencës. Këtyre fjalëve disfatiste u shtohen ato të gjeneralit Aharon Ze’evi Farkash, ish Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Izraelit, i cili tha se Irani dhe aleatët e tij “mund të sulmojnë Izraelin nga të gjitha anët, duke u përqendruar në caqe të rëndësishme dhe jetike ushtarake”. Sulmet e Boshtit të Rezistencës “mund të arrijnë Izraelin nga Iraku në lindje, nga Siria, Libani dhe Lartësitë e okupuara Golan në veri dhe nga Rripi i Gazës në jug”, i tha ai kanalit televiziv izraelit Kan në mëngjesin e së shtunës, 26 tetor. Gjenerali Aharon Ze’evi Farkash gjithashtu tha se pa Amerikën, ushtria izraelite është asgjë dhe se, si rezultat, autoritetet izraelite kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane nga Siria Veriore dhe Iraku, ose nga Lindja e Mesme në përgjithësi, sepse “ajo hap derën e shumë rreziqeve dhe i përshtatet mirë Iranit”.