Breaking News

Daçiqi: Pavarësia e Kosovës është e “vdekur” në letër

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, vazhdon me fushatë dhe deklarata kundër Kosovës.

Daçiq tha se Prishtina ka tërhequr kandidaturën e saj për anëtarësim në INTERPOL, “sepse e kuptoi  që nuk ka asnjë shans për t’u bërë anëtar as i organizatës botërore të policisë, ose organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”. Ndërkaq të shtunën ai ka thënë se “Pavarësia e Kosovës është e vdekur në letër”. “Pavarësia e Kosovës është e vdekur në letër. Prishtina, nuk do ta tërhiqte kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë”, tha Daçiq, raportojnë mediat serbe, duke theksuar se Kosova “nuk mundet më të kalojë askund ku nevojitet shumica prej dy të tretave”. Daçiq po ashtu ka folur edhe për ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili në takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishte ulur pranë, ku qëndronte flamuri kombëtar shqiptar. Ai ka thënë se, ai do ta vë flamurin e Republikës Serbe të Bosnjës dhe do të shohë nëse Ambasadori britanik do të ulet pranë tij.