Breaking News

Skenari i policisë shqiptare kundër Iranit

Policia shqiptare pa përmendur asnjë fakt të dokumentuar, ka akuzuar Iranin për gjoja përpjekje për akte destruktive në Shqipëri.

Kreu i policisë së shtetit, ka pretenduar se policia e shtetit ka goditur një grup të varur nga Irani që kishte për qëllim të kryente operacion kundër elementëve të grupit terrorist MEK në Shqipëri. Shqipëria më herët ka dëbuar dy diplomatë iranianë të cilët i ka akuzuar për akte destruktive në vend. Ministria e jashtme e Shqipërisë njoftoi se vendimi u mor koordinimit me Amerikën dhe regjimin sionist. Shqipëria prej kohësh është kthyer në bazë strehimi të terroristëve që mbështeten nga Amerika dhe regjimit sionist. Aktualisht më shumë se 2 mijë anëtarë të grupit terrorist MEK ndodhen në Shqipëri. Grupi terrorist MEK që nga fillimet e revolucionit islamik në Iran është përgjegjës për vrasjen e 17 mijë iranianëve. Amerika dhe regjimi sionist muajt e fundit kanë nisur një luftë të gjerë psikologjike duke akuzuar Iranin në forma të ndryshme me qëllim marrëdhëniet e Iranit me BE t’i fusë në kuadrin e sanksioneve të njëanshme amerikane.