Breaking News

Johnson kërkon zgjedhje në dhjetor

Vetëm katër muaj nga zgjedhja kryeministër i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas dështimit të përpjekjeve për të miratuar marrëveshjen për daljen e shpejtë nga unioni evropian, ai ka vendosur datën 12 dhjetor si afat kur britanikët do ti drejtohen kutive të votimit. Mediat angleze shkruajnë se vetëm në këtë mënyrë kryeministri do të jetë dakord të shtyjë në një tjetër moment Brexit duke i lënë më shumë kohë atyre që nuk dëshirojnë largimin nga BE pa miratimin e një marrëveshjeje. Por dhe zërat në Bashkimin Evropian janë kundër nxitimit. Pas shefit të ekzekutivit të BE-së, Donald Tusk, edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sasoli, deklaron se duhet shmangur dalja e Britanisë pa marrëveshje.”Zgjatja e Brexit do qartësojë pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar edhe do lejojë eurodeputetët të ushtrojnë rolin e vet,” deklaroi Sasoli para një takimi 90-minutësh me ambasadorët e BE-së. Të martën parlamenti britanik nuk arriti mirëkuptim për diskutimin e paketës ligjore që do bënte të mundur daljen e vendit nga unioni javën e ardhshme. Palët nuk u pajtuan as një ditë më parë pas takimit kokë-më-kokë mes kryeministrit Boris Johnson  dhe liderit të opozitës, Xheremi Korbin. Raportohet se nisma u kundërshtua përveç opozitës edhe nga 9 kolegë dhe ish-ministra konservatorë, që tani janë përjashtuar nga partia në pushtet. Megjithatë të premten pritet të vendoset shtyrja për herë të tretë të Brexit.