Breaking News

Irani fitoi betejën mbi të ardhmen e Lindjes së Mesme

Revista amerikane Foreign Policy publikoi një artikull të enjten (24 tetor) ku pohon fitoren e Iranit në një betejë që shënon të ardhmen e Lindjes së Mesme.

“Raketat dhe dronët që goditën zemrën e industrisë së naftës të Arabisë Saudite më 14 shtator gjithashtu i dhanë një goditje të rëndë paradigmës dominuese botërore. Këto sulme nxjerrin në pah një botë që ndryshon me shpejtësi, ku Kina, Rusia dhe fuqitë rajonale siç është Irani kërkojnë të sfidojnë hegjemoninë ushtarake amerikane ”, shkruan revista amerikane Foreign Policy. Kjo media shton: “Rëndësia historike e ngjarjeve në Lindjen e Mesme u zbulua në një intervistë të fundit televizive të dhënë nga gjeneralmajor Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë intervistë, të cilën gjeneralmajor Sulejmani e dha për herë të parë në më shumë se 20 vjet, komandanti iranian përshkroi situatën në këtë rajon që shkaktoi luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006. Ai iu referua një fjalimi të ish Sekretares së Shtetit të SHBA Condoleezza Rice, e cila e quajti konfliktin Hezbollah-Izrael “një shenjë të lindjes së një Lindje të Mesme të re “. “Ashtu si në vitin 2006, bota po dëshmon edhe një herë lindjen e një Lindje të Mesme të re, megjithëse me një natyrë krejt të ndryshme nga sa e kishte parashikuar Rice”, shkruan revista amerikane Foreign Policy. Kjo media amerikane shton: ” Në 15 vitet e kaluara, luftërat e bëra nga Uashingtoni dhe aleatët e tij kundër kampit të udhëhequr nga Irani kanë dështuar të gjitha. Hezbollah e futi Izraelin në një ngërç të përgjakur në luftën e vitit 2006. Ndikimi i Iranit në Irak është konsoliduar. Irani dhe aleatët e tij fituan luftën në Siri”. Në të njëjtën kohë, fushata e “presionit maksimal” e iniciuar nga ana e administratës Trump, nuk arriti ta gjunjëzojë Iranin “, përfundoi revista amerikane.