Breaking News

Eurodeputetët: Të korrigjohet gabimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë në të cilën kërkohet që BE-ja të fillojë negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Vendimi i javës së kaluar të anulohet, vlerësohet si gabim strategjik i cili e prish kredibilitetin e Unionit dhe jep mesazh negativ deri tek vendet kandidate. Në linjë të njëjtë është edhe eurokomisarin Johanes Han i cili dje sërish e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë për të sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese, duke vlerësuar se pasojat për dy vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofike.

Ambasadori francez në vend, Christian Thimonier megjithatë, thotë se nuk është vetëm Franca përgjegjëse, por edhe ato vende të cilat kanë lënë hapësirë për shpresë se vendimi do të jetë kompensim për Marrëveshjen e Prespës.

Parlamenti Evropian në rezolutë thekson se vendimi i tillë hap mundësi që faktorë të tillë të huaj, aktivitetet e të cilëve ndoshta nuk janë në linjë me vlerat dhe interesat e BE-së të angazhohen në mënyrë më aktive dhe ta imponojnë ndikimin e tyre në këto dy vende.

Parlamenti Evropian thekson se reformat e procesit të zgjerimit që i kërkojnë disa vende nga BE-ja nuk duhet t’i pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të cilat tani më i kanë realizuar kushtet që janë kërkuar prej tyre.

Në proces nuk duhet të ndikojnë as çështjet e brendshme politike, në vendet anëtare. Maqedonisë së Veriut i shprehet mirënjohje për zgjidhjen e, siç thekson, çështjet e rënda bilaterale me fqinjët, ndërsa Shqipërisë për reformat e zbatuara gjyqësore.

Para se Parlamenti ta sjell Rezolutën, eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn sërish ashpër e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë për të sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se pasojat për dy vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofike.

Ai në një intervistë për agjencinë austriake APA thotë se pas vendimit negativ të liderëve të BE-së hapet pyetja se a bëhet fjalë për veto të përhershme nga Franca për zgjerimin.

Hahn thotë se presidenti francez Emannuel Macron kërkon që BE-ja paraprakisht të zbatojë reforma të brendshme gjë që është mbështetur edhe nga disa anëtare të tjera. Por, kjo sipas eurokomisarit, mund të realizohet dhe paralelisht me procesin e anëtarësimit të shteteve kandidate.