Breaking News

Asad përgatit ofensivën në Idlib

Pas refuzimit të grupeve terroriste për t’u tërhequr nga zona e demilitarizuar, ushtria siriane ka transportuar pajisje të rënda ushtarake në Iblid.

Ushtria Siriane ka vendosur pajisje të reja ushtarake në Idlibin jugor dhe juglindor pasi mësoi se grupet terroriste po përfitojnë nga marrëveshja e armëpushimit për tu riorganizuar dhe transportuar një sasi të madhe të armëve dhe përforcimeve në vendet ku gjendeshin pozicionet e ushtrisë siriane. Sipas Sputnik, “ushtria siriane, ditët e fundit ka dërguar pajisje të rënda ushtarake, duke përfshirë tanke, forca të blinduara dhe artileri të rëndë, në jug dhe jug-lindje të provincës Idlib”. Një burim ushtarak i tha Sputnik se “pajisjet ushtarake të dërguara së fundmi në Idlib kanë për qëllim forcimin e frontit të Idlibit në mënyrë që ushtria siriane të jetë gati për çdo situatë urgjente, veçanërisht pasi grupet terroriste që veprojnë në këtë rajon, përfshirë këtu Fronti al-Nusra dhe Axhnad al-Kavkaz, po stabilizojnë në mënyrë të qëndrueshme pozicionet e tyre duke abuzuar me marrëveshjen e armëpushimit “. Të hënën, 21 tetor, Presidenti Sirian Bashar al-Asad, i shoqëruar nga komandantë ushtarakë, shkoi në një prej pozicioneve të ushtrisë në rajonin Habit, në provincën Idlib, ku ai njoftoi se beteja në Idlib do të ishte një betejë vendimtare për t’i dhënë fund kaosit dhe terrorizmit në të gjithë Sirinë. Vizita e papritur e Presidentit Sirian në Idlib mbart një mesazh të rëndësishëm: megjithë një operacion ushtarak të huaj kundër Sirisë që merr pjesën më të madhe të vëmendjes së trupave siriane, Damasku nuk e ka harruar luftën e tij kundër terrorizmit.