Breaking News

Gilad: Po shkon keq për Izraelin!

Amos Gilad, ish drejtori i Zyrës për Politështje Politiko-Ushtarake të Ministrisë së Mrojtjes  të Izraelit, e përshkroi gjendjen e regjimit izraelit si “të keqe” duke shtuar: “Irani me siguri do të jetë fituesi i evolucioneve rajonale.

” Në një artikull, ai shpjegoi atmosferën aktuale në të cilën gjendet Izraeli, gjë që dëshmon për falimentimin e këtij regjimi. Gilad është drejtori i konferencës vjetore Herzliya, e cila është mbajtur për dy dekada dhe që përcakton politikat e ardhshme parimore të regjimit izraelit. Ai gjithashtu kryeson Qendrën për Studime Politike dhe Strategjike, një më të njohurat në Izrael. Amos Gilad, i cituar nga faqja e internetit Sadi Press, tregon disa pika që tregojnë se pse situata po përkeqësohet në Izrael dhe pse Shtetet e Bashkuara janë dobësuar përballë Iranit.

Këto janë simptomat e një rënie të vazhdueshme:

-Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke i dhënë astij mundësinë për të zgjeruar aktivitetet e tij bërthamore pa asnjë reagim nga Perëndimi.

– Instalimet e naftës së Aramco në Arabinë Saudite u sulmuan ndërsa amerikanët nuk reaguan ndaj tyre.

-12 kushtet e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo për një dialog me iranianët janë shpartalluar.

-SHBA nuk do të sulmojnë kurrë Iranin.

-Washingtoni braktisi idenë e nënshkrimit të një marrëveshje të mbrojtjes së përbashkët me Tel Avivin.

-Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë sukses në zbatimin e “Marrëveshjes së Shekullit”.

-Opinioni publik nuk i beson më Donald Trump.

-Irani ka turpëruar vendet aleate të Izraelit.

– Në sfondin e presioneve të Iranit, disa rryma në Arabinë Saudite kërkojnë dialog me Iranin.

-Donald Trump e lut homologun e tij iranian Hasan Ruhani për një bisedë telefonike, ky i fundit e injoron.

-Situata në Izrael është përkeqësuar

Në fund të artikullit të tij, Amos Gilad theksoi: “Ne jemi braktisur në vetveten tonë dhe kjo është shumë serioze. Vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Izraelin veçanërisht pasi Irani ka raketa cruise që asnjë nga radarët amerikanë nuk mund t’i zbulojë. Rasti i Arabisë Saudite dhe sulmi ndaj Aramco e provuan këtë. Po, Izraeli mund të zbulojë çdo raketë, por problemi është aftësia e Iranit për të mashtruar radarët “.