Breaking News

Parisi: Irani të heqë dorë nga zbatimi i fazës së katërt të uljes së zotimeve

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Francës, në një deklaratë të paprecedentë i ka kërkuar Iranit të heqë dorë nga zbatimi i hapit të tretë të uljes së zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Agnes von der Muhll, zbatimin e fazës së katërt të uljes së zotimeve të Iranit në kudër të marrëveshjes bërthamore e ka quajtur element shqetësues dhe tha se Irani nuk duhet të hedhë hapa të tjerë në këtë drejtim. Jean Ives Le Drian, ministër i jashtëm i Francës gjithashtu ditën e martë pasi përmendin daljen e jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe moszbatimin e angazhimeve dhe zotimeve të palës evropiane në kuadër të kësaj marrëveshjeje, nga Teherani dhe Uashingtoni kërkoi që përpara zbatimit të hapit të katërt të uljes së zotimeve nga ana e Iranit të shfrytëzojnë kohën e mbetur për bisedime. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.