Breaking News

Eragçi: Irani I vendosur për të zbatuar hapin tjetër të uljes së zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje se zbatimi i njëanshëm i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit nuk është i justifikueshëm dhe shtoi se Teherani është i vendosur për të zbatuar fazën tjetër të uljes së zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Në raundin e pestë të bisedimeve politike mes Iranit dhe Suedisë, ku të pranishëm ishin Sejeb Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Anika Soder zv.ministre e jashtme e Suedisë, Eragçi vuri në dukje se Irani do të ulë zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore deri në kohën kur të plotësohen kushtet dhe të garantohen interesat e tij ekonomike të përfshira në këtë marrëveshje. Me këtë rast zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Iranit me gjithë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, vendosjen e sanksioneve dhe të presioneve maksimale ekonomike, gjithmonë është munduar të mbajë hapur tryezën e bashkëpunimit dhe të diplomacisë mirëpo për fat të keq Evropa është mjaftuar vetëm me mbështetjen e saj politike. Anika Soder e cila ndodhet për një vizitë në Teheran në këtë takim shprehu vullnetin e Sueidsë për ruajtur bashkëpunimet dypalëshe me Iranin dhe tha se Suedia në koordinim me BE mbështet ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore që garanton interesat dhe ka ndikim pozitiv në sigurinë e të gjithëve. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.