Breaking News

Amerika sanksionon presidentin Erdogan

Ligjvënësit amerikanë kanë hartuar një plan për të sanksionuar presidentin e Turqisë he funksionarë të tjerë që janë të përfshirë në bashkëpunimet ushtarake dhe të mbrojtjes.

Agjencia Sputnik e lajmeve njofton se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe funksionarët e tjerë të implikuar në çështjet e mbrojtjes, do të sanksionohen për shkak të sulmit të Turqisë në Siri. Në planin e projektuar nga ligjvënësit amerikanë është parashikuar edhe vendosja e sanksioneve ndaj atyre kompanive të huaja që kanë bashkëpunim ushtarak dhe në fushën e mbrojtjes me Turqinë. Dje Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi sanksionimin e Sulejman Savilo ministër i brendshëm, Khalusi Akar ministër i mbrojtjes dhe Fateh Dunamaz ministër i energjisë i Turqisë si dhe sanksionimin e ministrisë së mbrojtjes dhe të energjisë së këtij vendi. pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar.