Breaking News

Ambasada britanike i përgjigjet Aleksandar Vuçiqit për flamurin shqiptar

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth një fotografie ku në sfond ishte flamuri shqiptar.

Presidenti serb kishte reaguar për një fotografi në të cilën shihen ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ajo çfarë e kishte penguar presidentin serb kishte qenë flamuri shqiptar në prapavijë.“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’ju pyes derisa të marr përgjigje”, ka shkruar në Twitter presidenti serb.Dhe lidhur me këtë, Ambasada e Britanisë së Madhe është përgjigjur: “Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.