Breaking News

Zarfet helmuese nga Serbia, një sulm kimik-biologjik mbi Kosovën

Helmimi i zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë numërimit të votave, pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia, nga eksperti i sigurisë Avni Islami po konsiderohet si një sulm kimik-biologjik ndaj një institucioni, por edhe vetë Kosovës.

Islami në një prononcim për mediat ka thënë se “letrat helmuese, të ardhura nga Serbia dhe gjithçka e keqe që vjen nga ky shtet nuk do të duhej të ishin befasi, për neve.Islami thotë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) si dhe gjitha institucionet e sigurisë duhet të jenë në alarm 24 orë.“Kjo që ka ndodhur në qendrën e  numërimit të votave tregon se  institucionet përgjegjëse nuk e kanë parandaluar një ‘sulm kimik-biologjik’ me anë të  zarfeve”, tha Islami.Eksperti i sigurisë thotë se ky rast ia kujton luftën e terroristëve me ‘zarfet e antraksit’ drejtuar edhe shefave të shteteve për helmim ose edhe shpërthim të këtyre letrave.“Nëse vërtetohet se këto zarfe përmbanin substanca helmuese kimike, çka do të thoshte nëse  një zarf i këtij lloji do të shkonte në kryeministri, presidencë, apo institucion tjetër. Pra, askush nuk do të ishte i sigurt”, ka thënë Islami.Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas rastit të helmimit të punonjësve të operacionit të votimit përmes postës duke thënë se ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik.Vetëvendosje kërkon nga autoritetet shtetërore që të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.