Breaking News

Putin: Ushtritë e huaja duhet të largohen nga Siria

Forcat e huaja ushtarake duhet të largohen nga Siria, tha Presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar se Moska është e gatshme të tërheqë trupat e saj nëse vendosin autoritetet e ardhshme në Damask, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

“Të gjithë ata që janë jolegjitimë në territorin e çdo shteti, në këtë rast në Siri, duhet të largohen nga ai territor. Kjo vlen për të gjitha vendet, “tha Putin në një intervistë për Rasha Today, Sky News Arabia dhe Al Arabia.Ai vuri në dukje se “nëse autoritetet e ardhshme legjitime siriane thonë se nuk do të kenë më nevojë për praninë e Forcave të Armatosura Ruse, kjo kërkesë do të zbatohet edhe nga Federata Ruse”.”Ne po flasim hapur për këtë çështje absolutisht me të gjithë partnerët tanë, si partnerët iranianë ashtu edhe turq. Ne kemi folur shumë për këtë me partnerët tanë amerikanë shumë herë. Unë gjithashtu u thashë kolegëve të mi hapur se territori i Sirisë duhet të jetë i lirë nga prania e huaj ushtarake dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të rikthehet plotësisht “, tha udhëheqësi rus.