Breaking News

Shefi i OKB-së bën thirrje për ndalimin e luftimeve në lindje të Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndalimin e luftimeve në lindje të Sirisë. “Dua të shpreh shqetësimin tim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit në lindje të Sirisë.

Është absolutisht e rëndësishme të qetësohet situata”, u tha Guterres gazetarëve në Kopenhagë. Turqia ka nisur të mërkurën një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, duke bombarduar qytete dhe fshatra nga ajri.Operacioni filloi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga zona.Të enjten, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare, duke thënë se ofensiva ka për qëllim “të eliminojë terrorin” përgjatë kufijve të Turqisë.Vendimi nxiti ndërkombëtare shqetësime sidomos për civilët sirianë.“Operacionet ushtarake duhet të respektojnë gjithmonë ligjin ndërkombëtar humanitar. Unë jam i shqetësuar jo vetëm për viktimat, por edhe për shpërnguljet që po ndodhin”, tha Guterres.

Advertisements