Breaking News

Irani i bën thirrje Turqisë ‘të ndalë’ menjëherë ofensivën në veri të Sirisë

Irani i ka bërë thirrje Turqisë që “të përfundojë” menjëherë operacionin e saj ushtarak në verilindje të Sirisë dhe të tërheqë forcat e saj nga territori sirian.

Në një deklaratë të enjten, Ministria e Jashtme iraniane shprehu shqetësimin për ofensivën ushtarake të Turqisë e cila ka vënë në rrezik jetën e civilëve. Deklarata theksoi se “situata e rëndë humanitare dhe rreziqet që kërcënojnë civilët në zonën e konfliktit” kërkojnë “ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve dhe tërheqjen e trupave turke nga Siria”. Ndërsa kupton shqetësimet e sigurisë së Turqisë, Irani nuk e konsideron veprimin ushtarak si një mjet për të adresuar problemet, thuhet në deklaratë duke shprehur kundërshtimin e Teheranit ndaj ofensivës që do të sillte “dëme të mëdha njerëzore dhe materiale”. MPJ iraniane shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike për të luajtur rolin e një ndërmjetësi për të ulur tensionet midis Turqisë dhe Sirisë. Ministria nënvizoi “masat paqësore dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, si mënyra e vetme për të reduktuar tensionet.

Advertisements