Breaking News

Irani është i gatshëm për bisedime me Riadin nëse ndalon vrasjen e civilëve

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Irani do të jetë mik i Arabisë Saudite nëse mbretëria ndryshon kursin dhe ndjek çështjet rajonale në tryezën e bisedimeve në vend të “vrasjes së njerëzve”.

Zarif i bëri komentet në një intervistë me agjencinë ICANA të martën në reagim ndaj një raporti të New York Times që citonte zyrtarë të Irakut dhe Pakistanit duke thënë se Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman u kishte kërkuar atyre të flisnin me homologët e tyre iranianë rreth reduktimit të tensioneve me Iranin. “Në rrethanat që sauditët kanë shprehur një interes për të biseduar me Iranin, nëse ata ndjekin çështjet rajonale në tryezën e bisedimeve, dhe jo duke vrarë njerëz, ata me siguri do ta kenë Republikën Islamike një mik të tyre,” tha Zarif. Diplomati i lartë iranian po i referohej masakrës së civilëve në Jemen gjatë fushatës ushtarake të udhëhequr nga sauditët kundër Jemenit, për të riinstaluar një ish-regjim vasal të Riadit në shtetin e varfër arab. “Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit është gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me fqinjët tanë për sigurinë e rajonit dhe ne zyrtarisht e kemi shpallur këtë pozicion,” shtoi diplomati i lartë iranian.