Breaking News

Komploti për të përçarë popujt e Iranit dhe Irakut do të dështojë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei ka thënë se popujt iranian dhe irakian janë të lidhur përmes besimit dhe se një komplot armik që kërkon të mbjellë mosmarrëveshje mes të tyre do të dështojë.

“Irani dhe Iraku janë dy kombe zemrat dhe shpirtrat e të cilëve janë të lidhur përmes besimit në Zot, dashurisë për Imam Huseinin dhe pasardhësve të Profetit (savs). Kjo lidhje do të rritet më shumë nga dita në ditë,” deklaroi Ajetollah Khamenei të dielën. “Armiqtë kërkojnë të mbjellin mosmarrëveshje, por ata kanë dështuar dhe komploti i tyre nuk do të jetë efektiv,” shtoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Deklaratat e tij vijnë ndërsa miliona pelegrinë nga Iraku, Irani dhe nga mbarë bota po përgatiten të udhëtojnë në qytetet e shenjta të Irakut Naxhaf dhe Qerbela për të marrë pjesë në Arbainin Huseinit, duke shënuar ditën e 40-të pas martirizimit të imamit të tretë të myslimanëve shi’itë, Husein ibn Ali (Paqja qoftë mbi të). Tubimi zakonisht tërheq më shumë se 20 milion pjesëmarrës çdo vit. Irakianët krenohen me mikpritjen e pelegrinëve që marrin pjesë në Arbain, shumë prej të cilëve janë nga Irani. Ngjarja si pasojë është shndërruar në një simbol të unitetit midis popujve të dy vendeve që nderojnë thellësisht imam Huseinin.

Advertisements