Breaking News

Rusia po ndihmon Kinën të ndërtojë sistemin e paralajmërimit të sulmit raketor

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar për herë të parë se vendi i tij po ndihmon Kinën për të zhvilluar një sistem paralajmërues të sulmit me raketa, një teknologji në pronësi vetëm të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për momentin.

“Kjo është një gjë serioze që do të rrisë në mënyrë drastike aftësitë mbrojtëse të Republikës Popullore të Kinës,” tha Putin të enjten në një konferencë të politikës ndërkombëtare në qytetin turistik rus të Soçit. Kreu i shtetit të Rusisë nuk dha më shumë detaje rreth funksioneve të sistemit dhe teknologjive të zbatuara në të. Zhvillimi vjen pasi Rusia dhe Kina po rrisin bashkëpunimin e tyre strategjik ndërsa po distancohen nga Shtetet e Bashkuara për shkak të masave agresive të Presidentit Donald Trump.