Breaking News

Parisi do sanksionojë produktet amerikane

Ministri Francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, ka premtuar masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara.

Ai shkoi më tej duke diskutuar idenë e sanksionimit të importit të mallrave amerikane nëse Uashingtoni nuk ndërhyn për të zgjidhur mosmarrëveshjen Boeing-Airbus. “Evropianët kujtojnë se ata gjithashtu do të fillojnë brenda disa muajve, procesin e padisë mbi ndihmën publike për Boeing. Për të shmangur përshkallëzimin, “një zgjidhje miqësore për mosmarrëveshjen Boeing-Airbus është zgjidhja më e mirë”, tha Ministri Francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, për të cilin sanksionet amerikane do të ishin një gabim ekonomik dhe politik. Konflikti midis Airbus dhe Boeing daton në 2004 kur Shtetet e Bashkuara akuzuan Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Spanjën për dhënien e subvencioneve të paligjshme për Airbus. Një vit më vonë, BE pretendoi se Boeing mori 19.1 miliardë dollarë subvencione të ndaluara ndërmjet viteve 1989 dhe 2006 nga degë të ndryshme të qeverisë amerikane.