Breaking News

Irani, lideri i ri i Lindjes së Mesme?

Presidenti iranian ka anuluar me qëllim një telefonatë me Donald Trump që Emmanuel Macron e kishte organizuar në minutën e fundit. A po lind Lindja e Mesme e re nën udhëheqjen e Iranit? Redaktori i gazetës Rai al-Youm i përgjigjet kësaj pyetjeje.

 

Që Presidenti iranian refuzon një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me homologun e tij amerikan, të organizuar nga presidenti francez, dëshmon për një ndryshim të madh: Republika Islamike e Iranit është një fuqi emergjente që mund të pengojë qëndrimin e SHBA në Lindjen e Mesme. Irani tani është në një pozicion unik, i cili i lejon atij të imponojë vullnetin e tij mbi Shtetet e Bashkuara, t’i kundërshtojë apo madje t’i sfidojë ato, veprim të cilin nuk do të guxonte ta bënte  asnjë shtet tjetër në botë. A po krijohet një lidership i ri?

Shenjat e lidershipit emergjent:

– Dështimi i sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër Iranit dhe eksporti i vazhdueshëm i naftës iraniane në Kinë, Turqi, Indi dhe vendet e tjera të botës;

– Pamundësia e amerikanëve për tu hakmarrë, qoftë me reprezalje në përgjigje të shkatërrimit të dronit të SHBA nga mbrojtja ajrore e Iranit, ose për të mbrojtur aleatët e tyre përfshirë Sauditët;

– Kriza të rënda te armiqtë e Iranit. Veçanërisht sulmet jemenase që paralizuan industrinë Saudite të naftës, por edhe dështimi i turpshëm i Rijadit në Naxhran ku u kapën rob mijëra ushtarë sauditë dhe qindra të tjerë u vranë;

– Izraeli është i zhytur në kaos politik: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, kundër të cilit që nga e mërkura është hapur një hetim gjyqësor nga Prokurori i Përgjithshëm, për herë të dytë nuk arriti të formojë kabinetin e tij të ri;

– Trump, i përballur me hetime i sheh të zvogëluara shanset e tij për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020;

– Aksi i Rezistencës së udhëhequr nga Irani sapo ka arritur një fitore mega strategjike duke rihapur pikën e kalimit Kaem-Abu-Kamal që mund të shtrihet në brigjet e Mesdheut. Ky zhvillim i madh ka të ngjarë të shkatërrojë rrethimin e Sirisë dhe t’i japë fund izolimit të saj.

 

Amerika ka mashtruar, poshtëruar dhe shantazhuar arabët, veçanërisht shtetet arabe të Gjirit Persik. Ajo plaçkiti pasuritë e tyre dhe u shiti atyre raketa të vjetëruara dhe radarë të dëmtuar që kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë. Këto sisteme nuk arritën të parandalojnë sulmet e Ansarallahut dhe të mbrojnë fushat e naftës dhe aeroportet Saudite.

Advertisements