Breaking News

Haradinaj: Serbisë nuk i japim asgjë për njohje, duhet të kërkoj falje për krimet e kryera

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të jap asgjë në kompensim për njohjen nga Serbia duke përmendur lëvizjen e kufijve apo asociacion me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij Serbia duhet të kërkojë falje për krimet që ka bërë në Kosovë. “Kjo është çështje e vullnetit politikë ose e gatishmërisë së Serbisë, por ajo që është me rëndësi që ta dij Kosova se çka jep në tavolinë dhe ideja që Kosova jep diçka për njohje duhet shpjeguar se është gabim. Pra ne do të kërkojmë nga Serbia një kërkim falje në mënyrë që pastaj të vazhdojmë marrëdhënie normale dhe ideja që na të japim për dialog me dhënë tregun me heq taksën dhe pastaj prap në fund për njohje, ndoshta është ide e gabuar dhe nuk duhet të shkojmë në këtë drejtim dhe apeloj që askush nga jeta politike të mos shkoj në këtë drejtim”, – ka thënë Haradinaj.