Breaking News

SHBA po planifikon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rishikojnë Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij,  në këtë mënyrë, SHBA po përpiqet të anëtarësojnë Kosovën në NATO  dhe ta mbajë bazën e saj ushtarake ‘Bondsteel’. Kryediplomati rus, siç raportojnë mediat serbe, përkujtoi se ‘katër vjet më parë, u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e  Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, duke garantuar të drejtat e gjuhës, kulturore dhe fetare të serbëve. “Ky komunitet [serbët në Kosovë] nuk është territorialisht  kompakt. Ekziston një veri, ku territoret janë afër njëra-tjetrës dhe ka enklava, të cilat janë gjithashtu pjesë e kësaj bashkësie. Ky komunitet ka flamurin e vet, himnin dhe stemën. Marrëveshja ka mbetur në letër për katër vjet. Tani janë duke u bërë përpjekje që të bëhet rishikimi i saj me të gjitha mjetet, me përfshirjen aktive të Shteteve të Bashkuara me synimin të krijimit të një situate, në të cilën Kosova mund të futet në NATO, së bashku me bazën më të madhe ushtarake në Evropë ‘Bondsteel’”, tha Lavrov. Lavrov kohë më parë ka deklaruar e SHBA dhe disa nga partnerët e saj evropianë synojnë ta fusin edhe Bosnjën e Hercegovinën në NATO.

Advertisements