Breaking News

Sërish anulohet gjykimi për financimin ilegal të VMRO-DPMNE

Tashmë tetë muaj po anulohet gjykimi për rastin ‘Talir’ e që ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së.

Në fillim të seancës, avokatët kërkuan anulim për shkak se nuk ka paditës të paautorizuar në procedurë, me çka gjykata e refuzoi. Menjëherë më pastaj avokatët duhej të deklarohen rreth listës së dëshmive e që nuk ishin të gatshme kurse avokatët kërkuan termin të ri dhe ndërsa gjykata e pranoi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e parë për rastin ‘talir’ u mbajt më 18 shkurt të këtij viti, por procesi gjyqësor tashmë shtatë muaj asesi të fillojë.

Në këtë lëndë të PSP-së, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim’ dhe ‘larje parash’, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën ‘larje parash’. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik në aktakuzë është e përfshirë edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht me dy vjet burg, e cila nuk do të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ato në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm./Telegrafi/

Advertisements