Breaking News

Përfaqësuesi i Kongresit të Amerikës paralajmëron për konflikt të mundshëm me Iranin

Një përfaqësues i Kongresit të Amerikës ka paralajmëruar presidentin e SHBA në lidhje politikën luftënxitëse ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ro Khanna, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, në një mesazh të publikuar në Twitter, iu ka drejtuar qeverisë së këtij vendi dhe ka shkruar: “Politika luftënxitëse kundër Iranit do të rezultojë vetëm me shpenzimin e miliarda dollarëve, destabilizimin e rajonit të Azisë Perëndimore dhe vrasjen pa arsye të mijëra njerëzve”.

Ro Khanna në vazhdim vuri në dukje edhe premtimin elektoral të Donald Trump, presidentit të Amerikës për t’i dhënë fund luftërave të pafund të Amerikës dhe ka shkruar: “Rrugëzgjidhje e problemeve, nuk është fillimi i më shumë luftërave të pafund dhe të paligjshme. Ne me zë të qartë duhet të kërkojmë vetëpërmbajtje dhe diplomaci dhe t’i themi “JO” luftës me Iranin”.

Vlen të theksohet se Uashingtoni pas daljes nga marrëveshja bërthamore, në kuadër të politikës së quajtur “presion në maksimum”, ka bërë veprime provokuese si vendosjen e emrit të Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, dërgimin aeroplanmbajtëseve, bombarduesve B-52 dhe avionëve luftarakë F-22 në rajonin e Azisë Perëndimore.

Advertisements