Breaking News

Pse Bin Salman e pranon tani vrasjen e Khashoggi?

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka pohuar dhe pranuar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë është bërë nën mbikëqyrjen e tij

. “Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë”, ka deklaruar Muhammed Bin Salman në kanalin televiziv amerikan PBS. Deklaratat që princi Bin Selman ka dhënë lidhur me vrasjen e Khashoggit gjatë një gare të automobilave elektrikë në dhjetor 2018 në Rijad për producentin e programit të lajmeve “Frontline” gazetarin Martin Smith në kanalin televiziv amerikan PBS, janë përfshirë në fragmentin promovues të programit që do të publikohet më 1 tetor.  Fillimisht afër pushtetit saudit, Jamal Khashoggi filloi kundërshtimin e regjimit saudit  që nga viti 2017, pas ardhjes së Muhamed bin Salman në statusin e princit të kurorës dhe udhëheqësit de fakto të vendit. Ai u arratis nga Arabia Saudite në Shtator 2017. Ai më pas deklaroi se qeveria saudite “e ka ndaluar atë nga shkrimet në Twitter” dhe më pas filloi të shkruajë  artikuj kritikë në lidhje me regjimin saudit. Ekstremisht kritik ndaj Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman dhe Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, Khashoggi kundërshtoi me forcë ndërhyrjen në Jemen. Qeveria Saudite miratoi katër taktika mbi vrasjen e Khashoggi. Taktika e parë ishte të “mohonte” çdo lidhje me krimin. Taktika e dytë ishte të pranonte se krimi ishte kryer nga agjentë sauditë të sigurimit, por zyrtarët sauditë, përfshirë Muhamed bin Salman, nuk ishin të përfshirë në krim. Taktika u miratua pas presionit të gjerë ndërkombëtar mbi regjimin al-Saud. Taktika e tretë ishte gjykrimi dhe ekzekutimi i disa vrasësve Khashoggi. Taktika e katërt është miratuar tani nga Muhamed bin Salman, i cili për herë të parë pohoi përgjegjësinë për krimin. Pyetja e rëndësishme është, pse Muhamed bin Salman, i cili gjithmonë është larguar nga pranimi i përgjegjësisë për krimin në vitin e kaluar, tani e pranoi atë? Arsyeja më e rëndësishme për veprimin e Bin Salman duket se është fakti se të gjitha provat në vrasjen e Khashoggi flisnin kundër Arabisë Saudite dhe Muhamed bin Salman nuk mund ta mohonte këtë. Bin Salman dhe qeveria Saudite e kishin pranuar më parë në mënyrë implicite përgjegjësinë për krimin. Muhamed bin Salman, tani zyrtarisht e pranoi përgjegjësinë sepse ishte i vetëdijshëm se pranimi zyrtar i përgjegjësisë për këtë krim nuk do të kishte pasoja materiale dhe politike për regjimin Al Saud, madje do të prezantonte një imazh të një zyrtari të logjikshëm dhe të përgjegjshëm të princit saudit. Sidoqoftë, ky veprim nuk mund ta lirojw princin Bin Salman nga përgjegjësia për krimin, pasi raportuesi special i OKB Anis Kalamar kishte njoftuar kohët e fundit prova të besueshme të përfshirjes së zyrtarëve të lartë sauditë, përfshirë këtu edhe Princin e Kurorës, Muhamed bin Salman në vrasjen e Jamal Khashggi.

Advertisements