Breaking News

Në OKB Shqipëria do të punojë për njohjet e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po punon për të siguruar njohje për shtetin e Kosovës.

“Gjatë takimeve të shumta në New York do të punojmë veçanërisht në shërbim të njohjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. Teksa ka shkruar në Facebook për hapjen e punimeve të Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme, ai ka thënë se “Çështja qendrore e punimeve të këtij sesioni do të jetë bashkëpunimi shumëpalësh në funksion të zbatimit të objektivave të platformës për zhvillim të qëndrueshëm 2030”. Çështja qendrore e punimeve të këtij sesioni do të jetë bashkëpunimi shumëpalësh në funksion të zbatimit të objektivave të platformës për zhvillim të qëndrueshëm 2030. Ndër të tjera, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet angazhimit të përbashkët kundër varfërisë së skajshme dhe ekstremizmit të dhunshëm, përpjekjeve për arsim më cilësor e zhvillim ekonomik dhe bashkërendimit të qëndrimeve për përballjen me ndryshimet klimatike. Marrë parasysh ambicien e Shqipërisë për të siguruar vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të delegacionit shqiptar do të drejtohet pikërisht kah sigurimit të mbështetjeve politike të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse për kandidaturën tonë!

Advertisements