Breaking News

Irani hedh poshtë pretendimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Përfaqësuesi i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë kundërshtoi pretendimin e ANEA për shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga Irani dhe theksoi: “Agjencia thjesht të shqyrtojë dhe reflektojë mbi faktet teknike dhe nuk duhet të paragjykojë”.

Kazem Gharibabadi shtoi: “ANEA në një raport të enjten tha se është duke u zhvilluar një rikonfigurim i linjave të kërkimit dhe zhvillimit në fabrikën e pasurimit të karburantit në Natanz për të përgatitur makina të reja të llojeve të ndryshme.” Sipas raportit, zinxhirët prej 10 dhe 20 centrifuga të tipit IR-6 dhe zinxhirët prej 20 centrifugash IR-4 janë të gatshëm për të grumbulluar uranium të pasuruar dhe Irani e kishte paralajmëruar për këtë veprim ANEA-në, e cila vazhdon inspektimet e saj në Iran pa asnjë kufizim”. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara thotë se Irani ka filluar përdorimin e centrifugave të përparuara për të pasuruar uranium, në shkelje të një marrëveshje historike me fuqitë botërore, por nga e cila SHBA janë larguar dhe nga e cila Irani nuk ka përfituar asgjë, përveç sanksioneve të reja amerikane.

Advertisements