Breaking News

Amerika dërgon sisteme raketore, radarë dhe trupa në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara po ecin përpara me planet për të vendosur një bateri të sistemeve të raketave Patriot, si dhe një seri radarësh të përparuar në Arabinë Saudite, një veprim për të cilin zyrtarët thonë se është një hap i parë për të ndihmuar mbretërinë të mbrojë veten kundër sulmeve që kohët e fundit shkatërruan objektet e saj të naftës.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump gjithashtu ka edhe dy bateri të tjera Patriot dhe një sistem raketash termike (THAAD) të gatshëm për vendosje, nëse ato bëhen të nevojshme, njoftoi Reuters të enjten, duke cituar zyrtarët e administratës. Rreth 200 trupa janë parashikuar gjithashtu të vendosen në Arabinë Saudite së bashku me mbrojtjen ajrore. Katër sisteme radari Sentinel dhe bateria Patriot supozohet se do sigurojnë veriun e Arabisë Saudite. Aktualisht, shumica e mbrojtjes ajrore të regjimit të Riadit janë më afër kufirit jugor me Jemenin. Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka nisur sulme me raketa dhe dronë kundër objekteve të Arabisë Saudite gjatë muajve të fundit në shenjë hakmarrjeje për agresionin e mbretërisë saudite kundër Jemenit. Sulmet arritën kulmin e tyre në 14 shtator, kur luftëtarët jemenas thanë se kishin dërguar 10 dronë për të sulmuar objektet kryesore të naftës të kompanisë shtetërore saudite Aramco në Khurais dhe Abqaiq.

Advertisements