Breaking News

Ruhani në takim me Guterres: Turpi i krimeve amerikane kundër kombit iranian dhe heshtja e Kombeve të Bashkuara do të mbetet në histori

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres në New York kritikoi heshtjen e kësaj organizate dhe mosveprimin e saj ndaj terrorizmit ekonomik të qeverisë amerikane kundër kombit iranian.

Hasan Ruhani theksoi: Sidoqoftë, iranianët do ti kalojnë, këto vështirësi siç kanë tejkaluar të njëjtat probleme si më parë, por krimet amerikane kundër kombit iranian dhe heshtja e KB për të do të mbeten në histori”. Presidenti iranian në këtë takim gjithashtu theksoi përparimin e bërë në trajtimin e krizës siriane dhe jemenase në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe theksoi gatishmërinë e Iranit për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv me OKB dhe e quajti Nismën e Paqes në Hormuz si një hap i ri dhe serioz për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Nga ana e tij, Guterres vlerësoi përpjekjet e Iranit për të zgjidhur çështjet siriane dhe jemenase, duke theksuar zgjerimin e bashkëpunimit të OKB me Iranin, dhe përshëndeti nismën e re të Presidentit Ruhani. Sekretari i Përgjithshëm i OKB duke shprehur mbështetjen e plotë të OKB për marrëveshjen bërthamore, tha se ajo ishte pjesë e një marrëveshje ndërkombëtare dhe një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Advertisements