Breaking News

BE: Palët e marrëveshjes bërthamore me Iranin janë të përkushtuara ta ruajnë atë edhe pse “gjithnjë e më të vështirë”

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini deklaroi se palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit, kanë shprehur angazhimin e tyre për ruajtjen e marrëveshjes, duke theksuar, megjithatë, se ka vështirësi në rritje.

“Është në interesin e të gjithëve të mbeten të angazhuar për marrëveshjen, por puna po bëhet më e vështirë,” u tha Mogherini gazetarëve të mërkurën pas një takimi të grupit 4+1 në Kombet e Bashkuara. Ajo tha se Franca, Britania, Gjermania, Rusia, Kina dhe Irani kishin rënë dakord të vazhdonin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes shumëpalëshe ndërkombëtare, të cilën Presidenti amerikan Donald Trump e braktisi në maj të vitit 2018.

Advertisements