Breaking News

Milloshoski dërgon letër ku kërkon mbështetje për fillimin e bisedimeve me BE-në

Anronio Milloshoski dërgon letër pra marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në

Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së, si kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, i ka dërguar letra Pia Dikstra dhe Michael Jensen, homologëve të tij në parlamentet holandeze dhe daneze, duke kërkuar mbështetje para se të merrte një vendim përfundimtar për datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE më 15 tetor.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se vendimin Maqedonia e ka merituar që në vitin 2009-të me marrjen e rekomandimit të parë nga Komisioni Evropian.

Ai thotë se vendimi pozitiv i Këshillit të BE-së në tetor është rezultati i vetëm logjik pas 10 rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian.

“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë vendim pozitiv nga Bruksel. Do të jetë shumë i rëndësishëm nëse konferenca ndërkombëtare në mes KE-së dhe qeverisë së Maqedonisë, që konsiderohet edhe fillimi i bisedimeve, të ndodhë ka fundi i vitit 2019. Çdo shtyrje e mëtejshme të konferencës ndërqeveritare do të ishte devijim i procesit të eurointegrimeve”, shkruan Milloshoski./Telegrafi/

Advertisements