Breaking News

Franca do të përqendrohet në reduktimin e tensionit Iran-SHBA në UNGA

Franca theksoi se qëllimi kryesor i saj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB është reduktimi i tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së, në vend se të aranzhojë një takim midis presidentëve të dy vendeve.

“Takimi midis Presidentit të SHB.A Donald Trump dhe Presidentit të Iranit Hasan Ruhani nuk është më tema numër një,” u tha gazetarëve të dielën Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. “Tema prioritare është nëse mund të hapim një shteg për uljen e tensioneve me aktorët e ndryshëm,” shtoi ai. Presidenti iranian, i cili do të niset të hënën për në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB, do të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin francez Emmanuel Macron. Sidoqoftë, ai ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të ketë asnjë takim me Donald Trump për sa kohë që janë sanksionet e SHBA kundër Iranit mbeten në fuqi.

Advertisements