Breaking News

SHBA sanksionon Bankën Qendrore të Iranit, akt dëshpërimi

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara mbi Bankën Qendrore të Iranit tregojnë qartë “qasjen e dëshpëruar” të Uashingtonit ndaj Republikës Islamike.

“Amerikanët kanë vendosur çdo sanksion që mundën ndaj Republikës Islamike. Ajo që ata po bëjnë tani duke sanksionuar një entitet i cili është sanksionuar më parë nën një pretekst tjetër, është akt dëshpërimi “tha të premten diplomati më i lartë i Iranit para gazetarëve në New York. “Sanksionet e reja kanë për qëllim bllokimin e transaksioneve ndërkombëtare të Iranit dhe qasjen e tij në ushqime dhe medikamente. Ky veprim është i papranueshëm dhe i rrezikshëm, “shtoi Zarif. Nga ana e tij, Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit Abdolnaser Hemmati i përshkroi sanksionet e reja si një shenjë të paaftësisë së Uashingtonit për të ushtruar presion ndaj Iranit.