Breaking News

Moska: Irani, Rusia dhe Turqia do të diskutojnë për Idlibin

Yuri Yushakov, këshilltari special i presidentit rus, tha të premten mbrëma se liderët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të diskutojnë mbi situatën në “Idlib” të Sirisë të hënën në Ankara.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu tha të premten se çështjet në lidhje me postat e vëzhgimit në Idlib dhe luftën kundër terrorizmit në krahinë do të diskutohen në samitin e Ankarasë. Provinca Idlib në veri të Sirisë është baza e fundit terroriste në këtë vend. Presidenti iranian Hasan Ruhani do të marrë pjesë në një takim trepalësh në Ankara me Presidentët e Rusisë dhe të Turqisë, respektivisht Vladimir Putin  dhe Rexhep Tajip Erdogan ku do të diskutojë një zgjidhje politike të krizës së Sirisë. Të tre udhëheqësit gjatë samitit trepalësh do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Siri, veçanërisht çështjen e provincës Idlib në veri të Sirisë. Në takimin e së hënës, Ruhani, Putin dhe Erdogan do të diskutojnë gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh në fusha të ndryshme ekonomike, tha Parviz Ismaili, zëvendës shef i zyrës së Presidentit Ruhani. Ruhani gjithashtu do të zhvillojë takime dypalëshe të ndara me Putin dhe Erdogan në margjinën e samitit të Ankarasë.